Jurgen Klopp beson se suksesi i Florian Wirtz te Liverpooli do të varet nga mënyra si trajneri Arne Slot do të vendosë ta aktivizojë atë në fushë.
Wirtz iu bashkua Liverpoolit këtë verë nga Bayer Leverkusen për një shumë rekord prej 150 milionë eurosh, duke ngjallur diskutime të shumta rreth rolit që do të ketë në ekipin e ri.
Klopp është i bindur se talenti gjerman do të afirmohet shpejt në Ligën Premier, por pranon se gjithçka do të varet nga plani taktik i Slot.
Pozicionet e mundshme për Wirtz janë të shumta: mesfushor sulmues qendror, nëntësh fals, krah i majtë apo edhe një rol më i thellë si numër tetë.
“Do të jetë absolutisht fantastike, jam i sigurt për këtë. Liverpooli ka nënshkruar me një talent të jashtëzakonshëm, Florian Wirtzin”, u shpreh Klopp./telegrafi
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...