Kampionia e Shqipërisë, Egnatia është mposhtur thellë me rezultat 5-0 nga Breidabliku i Islandës në ndeshjen e kthimit të fazës së parë për kualifikim në Ligë të Kampionëve.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-0 për kampionët e Shqipërisë, mirëpo me këtë humbje të sotme, ata i japin lamtumirën kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, këtë edicion, shkruan Arbresh.info.
Islandezët nisën takimin shumë mirë duke shënuar katër gola brenda pjesës së parë.
Fillimisht shënoi Thorsteinsson në minutën e 16-të. Pastaj shtatë minuta më vonë, vendasit dyfishuan epërsinë me anë të Einarsson.
Për rezultatin 3-0 u përkujdes Thorsteinsson në minutën e 27-të.
Kurse golin e katërt e shënoi Einarsson, shtatë minuta para fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe një herë me anë të Omarssonitë në minutën e 69-të.
Me këtë fitore, islandezët kualifikohen në fazën e dytë të Ligës së Kampionëve ku do të përballen me Lech Poznanin, kurse aventura e skuadrës shqiptare në garat evropiane vazhdon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Rogozhinasit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës përballen me humbësin e çiftit Ludogorets – Dinamo Minsk./Arbresh.info
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...