Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim të veçantë Dame Karen Pierce, të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Gjatë takimit, u diskutuan zhvillimet politike aktuale në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë në krizën institucionale që, sipas Krasniqit, po ndikon negativisht në funksionimin e shtetit në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
“E njoftova ambasadoren Pierce me qëndrimet dhe përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, përmes respektimit të Kushtetutës”, ka shkruar Krasniqi në Fcebook.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës gjatë të gjitha fazave të shtetndërtimit – nga çlirimi, shpallja e pavarësisë e deri tek përpjekjet aktuale për integrime euroatlantike.
Një pjesë e rëndësishme e takimit iu kushtua procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutuam gjithashtu për nevojën për një marrëveshje përfundimtare me njohjen reciproke në qendër, si kusht për paqe të qëndrueshme dhe integrim të plotë të rajonit,” shtoi ai.
Krasniqi përmbylli takimin duke rikonfirmuar vullnetin e PDK-së për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe për vendosjen e stabilitetit politik në vend./Arbresh.info/
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...