Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur thellësisht e pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë për uljen e dënimit me burg për 5 vjet për ish-komandantin e UÇK-së, Pjetër Shala.
OVL-UÇK thotë se edhe pse dënimi është ulur, ne kemi pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim”.
“Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme”, thuhet në reagim.
OVL-UÇ thotë se “UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta”, se “e vërteta historike është në anën tonë” dhe se “bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht”.
“Liria nuk gjykohet, ajo respektohet!”, thuhet në fund të reagimit.
LEXO EDHE:
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin
Gjesti sjell foto krah avokatit të tij: Gjithmonë falënderue...