Një 38 vjeçar është lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Gaçkë–Burrnik, në fshatin Burrnik.
Sipas policisë, në aksident ishin përfshirë dy automjete – njëra me targa vendore dhe tjetra pa targa, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes është angazhuar Njësia e Trafikut Rajonal, e cila gjatë ekzaminimit të veturës pa targa ka zbuluar në pjesën e pasme të saj një armë zjarri (pistoletë).
“Arma është konfiskuar nga njësitë hetimore dhe forenzike, ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.”, njofton policia.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.”
“Hetimet janë në vazhdim, si për aksidentin e trafikut ashtu edhe për çështjen e armës dhe për veprimet e mëtejme do të njoftoheni me raport shtesë.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër