Rënie e temperaturave, IHMK njofton për motin në pesë ditët e ardhshme

15:32 | 13 Korrik 2025
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme, moti në vendin tonë do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.

Vranësirat dhe rrebeshet lokale do të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës, përcjell Arbresh.info.

Temperaturat do të luhaten nga vlerat mbi 30°C në fillim të javës deri në 23°C në fundjavë. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga drejtime të ndryshme.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë
Moti do të jetë kryesisht me diell.
• Temperaturat minimale: 13 – 16°C
• Temperaturat maksimale: 31 – 35°C
• Era: e lehtë nga drejtime të ndryshme

E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës.
• Temperaturat minimale: 14 – 17°C
• Temperaturat maksimale: 28 – 32°C
• Era: nga veriperëndimi, 1–8 m/s

E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu.
• Temperaturat minimale: 12 – 16°C
• Temperaturat maksimale: 28 – 32°C
• Era: kryesisht nga verilindja, 1–6 m/s

E enjte
Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.
• Temperaturat minimale: 12 – 16°C
• Temperaturat maksimale: 26 – 29°C
• Era: nga verilindja, 1–9 m/s

E premte
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara.
• Temperaturat minimale: 12 – 14°C
• Temperaturat maksimale: 23 – 26°C
• Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale