Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata, duke sjellë një tjetër ditë me mot përvëlues. Sipas MeteoAlb, e diela e 13 korrikut 2025 do të karakterizohet nga kthjellime të shumta dhe diell i fortë në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit pritet të shënojnë rritje të ndjeshme në orët e mesditës, ku maksimumet do të kapin vlerat deri në 36°C, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato të jugut. Mëngjesi ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të buta, por që nga ora 10:00 e tutje pritet një rritje graduale e ndjeshme e të nxehtit.
Orët më të nxehta të ditës do të jenë nga 12:00 deri në 16:00, periudhë gjatë së cilës qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell. Gjatë mbrëmjes pritet një rënie graduale e temperaturave, duke sjellë një mot më të freskët, me minimumet që do të zbresin deri në 24°C./abcnews.al
Plagosja e një personi në rrugën B, Policia: I dyshuari ësht...
Bashkimi fiton ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet
Kusari-Lila për çmimin e naftës: Largimi ose ulja e TVSH-së ...
Raportohet se i plagosuri në rrugën B është inspektor në IPK
Gjuajtje me armë zjarri në Rrugën B, dyshohet për të plagosu...
BE kritikon Beogradin