Shqipëria po kalon një situatë shqetësuese sa i përket zjarreve të cilat kanë përfshirë zona të ndryshme të vendit, ku 21 vatra aktive janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Në total janë 16 bashki në të cilën është vepruar dhe po punohet me flakët, një pjesë vatrave të cilat dyshohen se janë shkaktuar nga dora e njeriut.
Në Bulqizë zjarri ka qenë me intensitet të ulët dhe nuk pati rrezik për tu përhapur në zona të pyllëzuara, ku më tepër se 20 persona punuan për shuarjen e flakëve.
Në Lurë po ashtu situata ishte e njëjtë, ku një pjesë e parkut kombëtar u përfshi nga flakët, ku u dogj një zonë pyjore, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Në qarkun Tiranë vijoi puna për fikjen e zjarrit të rënë në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, në një sipërfaqe me dushqe.
Në bashkinë Librazhd po ashtu u krijua një situatë nga zjarret, teksa e njëjta gjë ndodhi dhe në Udenisht të Pogradecit.
Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 38 automjete zjarrfikëse dhe 459 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 90 efektivë dhe 3 helikopterë.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media