Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ka caktuar datën 16 korrik 2025 për shpalljen e vendimit lidhur me Mocionin e përbashkët të ekipit mbrojtës, për rrëzimin e disa pjesëve të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ky mocion ishte dorëzuar më 12 qershor nga Mbrojtja, ndërsa më 7 korrik, Zyra e Prokurorit të Specializuar dorëzoi kundërpërgjigjen e saj në adresë të Gjykatës.
Seanca për shpalljen e këtij vendimi, që konsiderohet ndër më të rëndësishmet pas përfundimit të fazës së provave dhe dëshmive të Prokurorisë, do të nisë nga ora 09:00. Gjatë të njëjtës ditë, pritet që procesi të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve ekspertë të Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave.
Gjyqtarët kanë urdhëruar që dëshmitarët ekspertë të jenë të gatshëm, pavarësisht vendimit që do të merret për Mocionin, pasi sipas gjyqtarit Charles Smith, natyra kundërshtuese e këtij mocioni është e kufizuar, dhe procesi gjyqësor do të kalojë në fazën tjetër.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...