DASH pritet të shkarkojë mbi 1 mijë e 300 punonjës

23:00 | 11 Korrik 2025
R J

Në Departamentin Amerikan të Shtetit do të shkarkohen nga detyra më shumë se 1 mijë e 300 punonjës, në përputhje me planin e riorganizimit të administratës Trump, i cili sipas kritikëve mund të dëmtojë lidershipin global të SHBA-së dhe përpjekjet për t’iu kundërvënë kërcënimeve jashtë vendit.

“Departamenti ka filluar të dërgojë njoftime për pushim nga puna për 1 mije e 107 nëpunës civilë dhe 246 oficerë të shërbimit të jashtëm me detyra në SHBA”, sipas një zyrtari të lartë të departamentit, i cili foli në kushte anonimiteti, shkruan “Ëashington Post”.

“Zyrtarët e shërbimit të jashtëm të prekur, do të vendosen menjëherë në leje administrative për 120 ditë, pas së cilës ata do të humbasin zyrtarisht vendet e tyre të punës. Shkurtimet e numrit të punonjësve janë përshtatur me kujdes duke prekur funksionet jo-thelbësore, zyrat e dyfishta ose të tepërta”, thuhet në njoftimin e brendshëm.

Plani i riorganizimit u vlerësua nga presidenti Donald Trump, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe aleatët e tyre republikanë. Kurse shkurtimet janë kritikuar ashpër nga diplomatët aktualë dhe ish-diplomatë të cilët thonë se ato do të dobësojnë ndikimin e SHBA-së dhe aftësinë për t’u përballur me kërcënimet ekzistuese dhe të reja jashtë vendit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale