Komuna e Prishtinës ka dalë me një njoftim për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet deri në një miratim të Planit të ri të Mobilitetit.
Komuna tha se çdo parking privat duhet të aplikojë për leje të përkohshme dhe se nuk do të lejohen të operojnë parkingjet që kanë qasje direkte në rrugë apo që janë të vendosur në hapësira të gjelbra dhe hapësira publike.
Njoftimi i plotë:
Për shkak të numrit të madh të parkingjeve private pa leje – veçanërisht ato me qasje direkte në rrugë kryesore, udhëkryqe apo zona të gjelbra – Kryeqyteti ka ndërmarrë masa të menjëhershme për rregullimin e tyre.
Çdo parking privat duhet të aplikojë për leje të PËRKOHSHME deri në miratimin e Planit të ri të Mobilitetit, i cili do të përcaktojë standardet dhe lokacionet e lejueshme për parkim.
Nuk do të lejohen – të operojnë parkingjet që:
• Kanë qasje direkte në rrugë kryesore apo udhëkryqe – që pengon qarkullimin!
• Janë të vendosura në hapësira të gjelbra dhe hapësira publike!
Qëllimi: më shumë rend, siguri dhe mbrojtje të hapësirave publike e mjedisit.
Ftojmë të gjithë operatorët që të aplikojnë për leje në Drejtorinë për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës dhe të ndjekin procedurat në fuqi.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...