Dy persona janë arrestuar pasi në dy raste të ndara, nga pakujdesia gjatë djegies së mbeturinave kanë shkaktuar shpërndarje të pakontrolluar të zjarrit.
Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në rrugën “Ylvi Demiri” në Viti, kurse rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Sllatinë e Ulët, ku si pasojë janë djegur rreth shtatë hektarë grurë.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dy të dyshuarve do të ngritën kallëzime penale për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në njoftim.
Policia ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm, pasi ndezja e zjarrit mund të shkakojë dëme të mëdha.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...