Sot në mëngjes, brenda objektit të Postës së Kosovës në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku sipas raportimeve në media, Kushtrim Geci, djali i Sabit Gecit, dyshohet se e ka therur me thikë kolegun e tij të zyrës, Sadri Shalën.
I lënduari, Sadri Shala, është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për Arbresh.info se i lënduari është trajtuar dhe më pas është liruar për në shtëpi.
“Është trajtuar në qendrën emergjente dhe është liruar për në shtëpi’, tha shkurt ai.
Ndryshe, lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për këtë rast të lëndimit të rëndë trupor./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Një person ther me thikë kolegun e tij në Postën e Kosovës, arratiset pas ngjarjes
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...
G7 mbledhje ne Paris, pritet të diskutohet për luftën në Ukr...