Një zjarr ka përfshirë një pjesë të sipërfaqeve pranë Termocentralit “Kosova A”, ku si pasojë e temperaturave të larta janë djegur disa barishta.
Skënder Bucolli, zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ka deklaruar për mediumin Arbresh.info se nuk ka asnjë arsye për shqetësim, pasi situata është nën kontroll dhe po punohet intensivisht për lokalizimin e zjarrit.
“Nuk ka asgjë për shqetësim. Në një pjesë të sipërfaqeve/seperimet tek Termocentralit “Kosova A” (TCA), si pasojë e temperaturave të larta janë djegur disa barishta – një dukuri kjo e zakonshme që ndodh edhe në vende të tjera në kushte të ngjashme klimatike. Zjarri është duke u lokalizuar dhe situata është nën kontroll. Ekipet e zjarrfikësve të KEK-ut ndodhen në vendngjarje dhe po veprojnë me efikasitet për të siguruar menaxhimin dhe eliminimin e plotë të zjarrit. Pra, nuk ka vend për shqetësim”, tha ai./Arbresh.info
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...