Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës njoftoi se sot ka pranuar thirrje dhe informacion rreth një incidenti në malin e Korabit.
Një banor shqiptar, vendas nga zona, dhe një turist me shtetësi gjermane, kishin ngrënë me lajthitje një bimë helmuese (tani e identifikuar) dhe gjendja e tyre shëndetësore ishte përkeqësuar tej mase në një kohë tepër të shkurtë.
“Fatmirësisht një nga turistët ka pasur vetëdije dhe mbulueshmëri me rrjet telefonik mobil dhe ka kërkuar ndihmë duke i dërguar edhe koordinatat e tyre.
Dy nga anëtarët e SHKSHMK kanë qenë duke i zhvilluar aktivitetet e tyre shumë afër lokacionit dhe me të marrë lajmin janë nisur në vendndodhjen e tyre” thuhet në njoftimin e SHKSHMK-së.
Turistëve iu është dhënë ndihma e parë dhe janë mbajtur nën kontroll, por për shkak të gjendjes së tyre të rënduar shëndetësore dhe kritike, është kërkuar ndihmë për evakuim nga ajri.
“Autoritetet Shqiptare pa humbur kohë kanë nisur një ekip mjekësh dhe staf të shpëtuesve nga njësia ajrore, të cilët me të arritur kanë filluar me procedurat emergjente mjekësore dhe i kanë evakuuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë” thuhet në njoftim.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media