Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati, zhvilloi një takim me Sekretarin amerikan Marco Rubio, të cilin e ftoi zyrtarisht të vizitojë Shqipërinë në emër të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjetet sociale, Bushati e përshkroi Rubion si “mik të shqiptarëve” dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza,” shkroi ambasadori, duke nënvizuar mesazhin e Shqipërisë për BE-në: “më shumë dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi.”
Rubio pranoi ftesën me kënaqësi, duke e vlerësuar Shqipërinë si një kontribuese të rëndësishme në NATO, veçanërisht pas vizitës së tij të fundit në Hagë.
Bushati përfundoi postimin e tij me një mesazh për 4 Korrikun, duke e quajtur këtë ditë jo vetëm si Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, por si “Deklaratën e Lirisë dhe Demokracisë për gjithë botën”. Ai theksoi transformimin e Shqipërisë, nga një diktaturë komuniste në një vend pro-amerikan dhe pro-NATO.
“Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane,” përfundoi ambasadori Bushati.
Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizi...
Protestohet në Tiranë në mbështetje të studentëve shqiptarë ...
Shqipëria përballë një momenti kyç në rrugën drejt BE-së, mb...
E marta me diell e vranësira, temperaturat deri në 30°C
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...