Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit bën apel të gjithë qytetarëve të kenë kujdes gjatë ngasjes së motoçikletave, trotineteve dhe mjeteve të ngjashme.
Përmes një njoftimi për media, kjo drejtori thekson se me përmirësimin e kushteve të motit, është vërejtur rritjen e përdorimit të motoçikletave, trotinetëve elektrikë, mopedëve dhe mjeteve të tjera të ngjashme me dy rrota si dhe rritje të shkeljeve të rregullave në trafik nga ana e drejtuesve të tyre, raporton Arbresh.info.
“Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë përdoruesit e këtyre mjeteve që gjatë ngasjes të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjitha rregullat në komunikacionin rrugor. Mjetet me dy rrota janë më të rrezikuara në rast aksidenti, andaj është thelbësore përdorimi i helmetës mbrojtëse, mbajtja e distancës së duhur nga mjetet e tjera, shmangja e manovrimeve të rrezikshme si dhe respektimi gjithmonë i sinjalistikës rrugore.
Vetëm gjatë javës që lamë pas, sipas njoftimit, Njësite Policore të Trafikut nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan ka ndërmarrë masa konkrete në terren, si rezultat i të cilave janë shqiptuar tetëmbëdhjetë (18) gjoba ndaj drejtuesve të këtyre mjeteve, konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor dhe janë përjashtuar nga trafiku (tërhequr) tetë (8) motoçikleta, për mungesë të dokumentacionit dhe shkelje të tjera të dispozitave ligjore.
Drejtoria rajonal e Policisë në Gjilan Policia do të ketë zero tolerancë ndaj të gjithë drejtuese të motoçikletave, trotinetëve elektrikë, mopedëve dhe mjeteve të tjera të ngjashme të cilët bien ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor./Arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...