Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mosfunksionimi i sistemit të ftohjes në Pallatin e Drejtësisë si dhe temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), shprehin shqetësimin e thellë lidhur me kushtet e papërshtatshme të punës në Pallatin e Drejtësisë, konkretisht në ambientet e Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të shkaktuara nga mosfunksionimi i sistemit të ftohjes dhe temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin tonë”, thuhet në reagim.
KPK dhe ZKPSH u kanë bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Prokurorisë së Apelit, të cilat gjenden në Pallatin e Drejtësisë që të reduktojnë orarin e punës për shkak të kushteve jo të përshtatshme në këtë pallat, raporton Arbresh.info.
“Për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ftohjes dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta, temperaturat brenda zyrave të këtyre prokurorive po arrijnë nivele mbi 35°C, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të punës dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve. Në këtë drejtim, KPK dhe ZKPSH u bëjnë thirrje Kryeprokurorëve të Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë që, në kuadër të kompetencave të tyre, të marrin masa, përfshirë edhe reduktimin e orarit të punës, deri në përmirësimin e kushteve’, thuhet tutje në reagim.
KPK dhe ZKPSH, gjithashtu informojnë opinionin se kërkesat e përsëritura për ndërhyrje dhe rregullim të sistemit të ftohjes nuk kanë marrë përgjigje për vite me radhë, ndonëse objekti i Pallatit të Drejtësisë është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe funksionalitetin e këtij objekti.
Të gjendur përballë kësaj situate të papranueshme, KPK dhe ZKPSH i bëjnë thirrje të qartë dhe të drejtpërdrejtë Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndërmarrë menjëherë masa konkrete dhe efektive për përmirësimin e kushteve elementare të punës në këtë objekt, në mënyrë që të garantohen siguria dhe mirëqenia e punonjësve të sistemit prokurorial./Arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës