Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat lokale, në disa zona, mund të sjellin riga shiu në formë të rrebesheve afatshkurtra.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 11 dhe 17°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 32 dhe 37°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 6m/s.
“Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) vazhdojnë të jenë në fuqi edhe për ditët në vijim. Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut, si dhe përdorimi i masave mbrojtëse për lëkurën dhe sytë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./Arbresh.info
Trepça dominon Bashkimin në “Minatori”, e bën hapin e parë d...
Irani kërcënon Francën dhe Britaninë e Madhe: Nëse dërgoni a...
Apeli vërteton dënimin prej 44 vjetësh burgim ndaj pesë të a...
61% e pronave në Shqipëri u blenë nga shtetas të BE-së
Musliu i reagon Osmanit: U desh t’iu shkundet karrigia për t...
Trump kërcënon Iranin: Nuk do të qeshë më