Organizata mbikëqyrëse bërthamore e OKB-së tha se kishte tërhequr inspektorët e fundit të mbetur nga Irani, ndërsa e kanë ndaluar të kthehen në objektet bërthamore të vendit të bombarduara nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike nuk kanë qenë në gjendje të inspektojnë objektet e Iranit që prej luftës 12 ditore mes Izraelit dhe Iranit edhe pse kreu i IAEA-së, Rafael Grossi, ka thënë se inspektimi është prioriteti i tij kryesor.
Ndërkohë Parlamenti i Iranit ka miratuar ligjin për pezullimin e bashkëpunimin me IAEA-në derisa të garantohet siguria e objekteve të saj bërthamore.
Nga ana e saj, IAEA thotë se Irani ende nuk e ka informuar zyrtarisht për ndonjë pezullim dhe mbetet e paqartë se kur inspektorët e agjencisë do të jenë në gjendje të kthehen në Iran.
“Një ekip inspektorësh të IAEA-s sot (e premte, sipas orës lokale) u nis në mënyrë të sigurt nga Irani për t’u kthyer në selinë e Agjencisë në Vjenë, pasi qëndruan në Teheran gjatë gjithë konfliktit të fundit ushtarak”, tha IAEA në X.
Diplomatët thanë se numri i inspektorëve të IAEA-s në Iran u zvogëlua në një grusht pas fillimit të luftës më 13 qershor.
Gjithashtu, disa prej tyre kanë shprehur shqetësim për sigurinë e inspektorëve që nga fundi i konfliktit, duke pasur parasysh kritikat e ashpra ndaj agjencisë nga zyrtarët iranianë dhe mediat iraniane.
Irani e ka akuzuar agjencinë se në mënyrë efektive ka hapur rrugën për bombardimet duke lëshuar edhe raportin më 31 maj që çoi në një rezolutë nga Bordi i Guvernatorëve prej 35 vendesh i IAEA-s duke deklaruar se Irani ka shkelur detyrimet e tij.
Shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, ka thënë se i qëndron raportit ndërsa mohon se ai ka ofruar mbulim diplomatik për veprime ushtarake./rtsh
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës