Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, po mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjeneratës 2025.
Tetëmbëdhjetë kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë diplomuar për t’u bërë oficerë.
“Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafirë e familjarë të kadetëve”, tha FSK-ja në njoftimin për media.
Siç njofton gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, janë gjithsejtë 18 kadetë të FSK-së, të cilës pas shkollimit 4-vjeçar, sot do të diplomojnë, duke u ngritur në gradën oficer.
Në ceremoni po marrin pjesë Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot
E mërkura sjell mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e bore në ...