Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimesh me partitë politike, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga ngërçi në Kuvendit, pritet që t’i vazhdojë edhe sot këto takime.
Bashkëkryetari i Guxo, Faton Peci ka konfirmuar dje se ka marrë ftesë për takim me presidenten Osmani, me fillim nga ora 09:00.
Ishte edhe deputetja boshnjake Duda Balje, ajo që konfirmoi se ka marrë ftesë për takim ditën e enjte.
Osmani i priti të mërkurën kreun e VV-së, Albnin Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.
Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit.
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025