Gonzalo Garcia është kthyer në një fenomen në katër ndeshjet e para të Real Madridit në Kupën e Botës për Klube.
Ai ka shënuar tre gola dhe një asistim, duke qenë vendimtar edhe në sfidën e mbrëmshme ndaj Juventusit, shkruan Arbresh.info.
Garcia realizoi golin e vetëm në këtë sfidë, i cili e dërgoi Realin në çerekfinale të këtij kompeticioni.
Pas ndeshjes ai foli për ecurinë e tij dhe ndër të tjera tregoi edhe idhullin e tij.
“Epo, e kam thënë që Cristiano ka qenë gjithmonë idhulli im. Kam pasur disa modele gjatë gjithë karrierës sime, por nëse do të më duhej të zgjidhja një, ai patjetër do të ishte Cristiano”, ka thënë sulmuesi 21-vjeçar.
Real Madridi ndeshjen e radhës e luan me 5 korrik ndaj Dortmundit në çerekfinale dhe nëse potencialisht kualifikohet më tutje, do të përballet me fituesin e çiftit Bayern – PSG./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës