Tensionet po rriten në Foria di Centola, në Cilento të Italisë, ku pas të shtënave që i kushtuan jetën 26-vjeçarit shqiptar Rivaldo Rusi, persona të panjohur janë rikthyer për të hyrë në vilën e sipërmarrësit Aurelio Valiante (që është edhe autori i vrasjes).
Sipas mediave italiane, shtëpia, tashmë vendi i ngjarjes tragjike, u vu përsëri në shënjestër gjatë natës, edhe pse pronari dhe familja e tij janë transferuar në një vend të mbrojtur jashtë rajonit për arsye sigurie.
Valiante, i ndihmuar nga avokati Antonello Natale, është nën hetim për vrasje, fshehje të një kufome dhe sulm me armë zjarri.
Bashkë me të në regjistrin e të dyshuarve është edhe vëllai i tij 58-vjeçar, i akuzuar se e ka ndihmuar të fshehë trupin e Rusit në një vaskë vere, të cilën më pas e kanë braktisur mes pyjeve të zonës.
Ndërkohë Xhuijan Curti, 28 vjeç, bashkatdhetar i viktimës dhe bashkëpunëtor i tij në vjedhjen e banesës së biznesmenit italian, aktualisht është i shtruar në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli.
Ndërkohë anëtari i tretë i bandës mbetet i pagjurmueshëm, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, alarmi po rritet për shkak të mesazheve kërcënuese që qarkullojnë në rrjetet sociale nga familja dhe të njohurit e viktimës, të cilat bëjnë thirrje për hakmarrje dhe “drejtësi gjaku”.
Policia po patrullon të gjithë zonën për të shmangur episode të reja tensioni, ndërkohë që autopsia e trupit të viktimës do të kryhet nesër në mëngjes.
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...