Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, realizoi një takim zyrtar në Ankara me Zëvendësministrin e Tregtisë së Turqisë dhe njëherësh udhëheqësin e Administratës Doganore të Republikës së Turqisë, Sezai Uçarmak.
Nga Dogana e Kosovës thonë se ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet dy administratave doganore, me qëllim të përbashkët për modernizimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve operacionale.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi çështje me interes të përbashkët, përfshirë modernizimin e shërbimeve doganore, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe përdorimin e teknologjive të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale (AI) dhe teknologjinë blockchain, në funksion të rritjes së efikasitetit dhe transparencës në operacionet doganore.
“Një nga momentet kyçe të këtij takimi ishte nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët të Angazhimit për Bashkëpunim Teknik, e cila synon thellimin e bashkëpunimit në fusha si shkëmbimi i informatave, trajnimet profesionale dhe zhvillimi i kapaciteteve teknike. Ky zhvillim konfirmon angazhimin e përbashkët të Doganës së Kosovës dhe Administratës Doganore të Turqisë për të avancuar marrëdhëniet profesionale dhe për të kontribuar në sigurinë, lehtësimin e tregtisë dhe zhvillimin ekonomik, si në nivel rajonal ashtu edhe global”, njofton Dogana e Kosovës.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...