Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, mblodhi në Shkup liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi Planin e Rritjes të Bashkimit Europian, për të suportuar zhvillimin e vendeve në periudhën e paraanëtarësimit.
“Bashkimi Europian është gati, por janë reformat që çelin dyert. Vetëm rendi, transparenca dhe sundimi i ligjit sjellin përparim. Ky proces nuk është për qeveritë, por është për njerëzit. Këto fonde nuk janë simbolike – janë për qytetarët. Çdo euro duhet të shkojë për diçka të prekshme: një rrugë, energji më të lirë, aplikacion më të thjeshtë për qytetarët. Shqipëria, i nderuar Kryeministër Edi Rama, ka hapur tre grupkapituj gjatë gjashtë muajve të fundit. Ju falënderoj për rolin dhe kontributin tuaj në suksesin e këtij procesi të zgjerimit. Nëse vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, mund të arrijmë të hapim të gjithë grupkapitujt brenda këtij viti. Dhe, siç ju thashë edhe dje, mezi pres që të festojmë së bashku hapjen e grupkapitullit të fundit në vjeshtë,” tha komisionerja Kos.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama vlerësoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për bashkëpunimin rajonal dhe konsideron se vendi ndodhet me afër se kurrë anëtarësimit në BE.
“Ne jemi shumë krenarë, sepse deri tani kemi përmbushur të gjitha pikat për zbatim dhe vazhdojmë me pikat e tjera sipas kalendar. Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumëshekullore. Plani i Rritjes është shumë i qartë. Ne duhet të përmbushim detyrat, sikurse ata. Ky është një instrument shtesë që ka të bëjë me atë që është quajtur integrimi gradual. Kjo po ndodh. Shqipëria po punon shumë mirë,” u shpreh kryeministri Rama për mediet./rtsh
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit