Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po përfaqëson Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor i cili po mbahet sot në Shkup.
Para fillimit të Samiti, Kurti para mediave deklaroi se ka cdoherë kënaqësi të vij në Shkup veçanërisht tani që janë pikat e përbashkëta kufitare në Han të Elezit – Bllac dhe Glloboçicë-Jazhincë, transmeton Arbresh.info.
“Ky është takimi i katërt i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Ky takim është dashur që të mbahet në muajin mars, mirëpo u pat shtyrë për shkak të tragjedisë në Koçan të Velesit, me ç’rast unë shfrytëzoj rastin që edhe një herë t’u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave”, ka deklaruar Kurti.
“Me këtë rast ne kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë ku kemi diskutuar për Planin e Rritjes, por për mua është çdoherë kënaqësi që të vij në Shkup sidomos tash që kemi pikat e përbashkëta të kontrollit kufitar: Han të Elezit – Bllac, e cila me 12 prill u funksionalizua, dhe Glloboçicë-Jazhincë, e cila u funksionalizu sivjet, më 28 maj”, tha Kurti.
“Të gjitha këto janë rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta që i kemi bërë me Qeverinë Miskovski me datën 18 nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona. Është gjithmonë kënaqësi të vijë në Shkup, në këtë vend, i cili është kryeqytet i një vendi anëtar të NATO-s, por gjithashtu edhe i një vendi që bashkërisht me të gjithë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, deklaroi Kurti./Arbresh.info
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...