Ka nisur punimet Samiti kushtuar Planit të Rritjes ku ka mbledhur në Shkup liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në samitin, i cili organizohet nga kryeministri Hristijan Mickoski, marrin pjesë Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, dhe udhëheqës të tjerë nga Ballkani Perëndimor, si dhe ministra, përfaqësues të lartë nga Bashkimi Evropian, organizata rajonale dhe institucione ndërkombëtare.
Dy panele do të mbahen si pjesë e takimit të liderëve, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor. Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifikë dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Rritjes.
Ky samit do të jetë një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur dhe për të përcaktuar hapat e ardhshëm dhe për të forcuar integrimin evropian të rajonit./rtsh
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...