FC Ballkani ka njoftuar largimin e futbollistit Queven Inacio.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Klubi nga Suhareka e ka falënderuar për kontributin Quevenin si dhe i ka uruar sukses në të ardhmen.
Ai në 33 ndeshje të luajtura këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar pesë asistime./Arbresh.info
Postimi i plotë i Ballkanit:
Falënderojmë lojtarin Queven Inacio, për kontributin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë FC Ballkani.
Queven ka dhënë gjithmonë maksimumin në fushë dhe ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë. Jemi mirënjohës për punën, karakterin dhe profesionalizmin që ka shfaqur gjatë gjithë kohës.
FC Ballkani i dëshiron Inacios suksese të mëdha në vazhdim të karrierës së tij!
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa hequr dorë nga armët ...
Sulm me çekiç në Tokio, pesë të plagosur, autori në arrati
Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medi...
“E luta Kurtin, mos e kandido Glauk Konjufcën për president”...
Haxhiu sot në Drenas, homazhe në tri fshatra
Haxhiu takon sot partitë politike për datën e zgjedhjeve