Zjarrfikësit në Turqi po luftojnë me zjarret në pyje për të dytën ditë radhazi në provincën perëndimore të Izmirit, të nxitura nga erërat e forta, tha të hënën ministri i pylltarisë dhe media lokale.
Zjarret në zonat Kuyucak dhe Doganbey të Izmirit u përhapën gjatë natës nga erërat që arrinin shpejtësinë 40-50 km/orë dhe katër fshatra dhe dy lagje janë evakuuar, tha ministri i Pylltarisë, Ibrahim Yumakli.
Helikopterë, avionë për shuarjen e zjarreve dhe automjete të tjera, si dhe më shumë se një mijë njerëz, po përpiqeshin të shuanin zjarret, u tha Yumakli gazetarëve në Izmir, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Rajonet bregdetare të Turqisë janë shkatërruar vitet e fundit nga zjarret, ndërsa verat janë bërë më të nxehta dhe më të thata, gjë që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten