Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në deklaratën e saj para mediave tha se shkuan me shpresë në takimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti, por sipas saj, nuk pati konsensus.
Ajo tha se ndonëse AAK-ja ka kërkuar konsensus, partia në pushtet nuk ka pranuar asnjë ofertë.
“Në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese janë munduar të shtrembërojnë plot pika dhe të mos pranojnë asgjë. Kemi kërkuar që nesër të mos vazhdojmë me procedura të njëjta, nesër prej nesër do të vazhdohet me praktika të njëjta ata po e shkelin Kushtetutën qëllimshëm”, tha deputetja, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Kadrijaj shpreson se Kurti do të reflektojë dhe pret që forma e votimit në mënyrë të fshehtë, të kthehet në atë ta hapur.
“Të kthehet çështja e votimit në votim të hapur. Është e drejta e VV-së të kandidojë secilin që do, por obligimi i tyre është me i siguru 61 vota që me e kalu zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Forma dhe mënyra e përzier që me u votu kryetari i kuvendit, nuk ka sens, praktika që nuk janë praktikuar më herët. Po insistojnë në këtë praktikë që është antiligjore, dhe në formën e prerë Kushtetuesja ka thënë që të votohet ashtu siç kanë qenë praktikat e mëhershme, këta po e përziejnë”.
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...
Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije
Dolce kritikon Elijonën: Je shumë e fshehtë, dinake
Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me t...
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Çështje që i për...