Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimet për përfshirje në trafikim me lëndë narkotike.
Sipas njoftimit zyrtar, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Arrestimi u bë pas trajtimit të një informate, ku dyshohej se personat në fjalë ishin të përfshirë në veprime të kundërligjshme.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike.
“Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prishtinë, kanë trajtuar një informatë ku dyshohej se dy persona janë përfshirë në trafikim me lëndë narkotike.
Hetuesit e NjHTN-Prishtinë, por edhe Njësia e Reagimit të Shpejtë, janë përfshirë në rastin ku janë gjetur dhe konfiskuar: 1.68 kg substanca që dyshohet të jenë narkotike e llojit marihuanë, 13 gramë substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 cm, një peshore digjitale dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...