Ka përfunduar festa e Vidovdanit e cila u mbajtë në periferi të Prishtinës, ku tradicionalisht zhvillohen tubime dhe aktivitete përkujtimore.
Gjatë përfundimit kremtimit ka pasur thirrje nacionaliste, Kosova është Serbi.
Pas këtyre thirrjeve, policia ka shoqëruar shtetas serb për shkak të thirrjeve nacionaliste.
Po ashtu dy shtetas serb janë shoqëruar nga Policia e Kosovës, ku njëri kishte provokuar me pistoletë të plastikës ndërsa tjetri mbante të veshur një bluzë me foton e Aleksandër Arsenijeviq, të dyshurarit për krime lufte. I njëjti dyshohet se ka penguar disa zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës.
Përveç Policisë së Kosovës, në terren janë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it, të cilët kanë monituruar këtë ngjarje.
Vidovdani festohet tradicionalisht edhe nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila kryen edhe rit fetar, si shenjë përkujtimi për ushtarët e vrarë në atë që njihet si Beteja e Kosovës./Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...