Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka përshëndetur ceremoninë e betimit të 350 rekrutëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë historike dhe strategjike të këtij momenti për shtetin.
Maqedonci përgëzoi të rinjtë për vendimin e tyre, duke theksuar se kjo detyrë është “sa e vështirë, aq edhe fisnike.”
Ai shprehu bindjen dhe gëzimin se “sot ushtria e Kosovës është shumë më e fuqishme, më e pajisur dhe më e përgatitur se asnjëherë më parë.
“Përgëzoj këta të rinj për vendimin që kanë marrë që të shërbejnë nën emblemën e uniformës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, detyrë kjo sa e vështirë aq edhe fisnike. Në këtë kohë sfidash për sigurinë globale dhe vendore, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake është esenciale. Dhe e them me bindje e gëzim që sot ushtria e Kosovës është shumë më e fuqishme, më e pajisur e më e përgatitur se asnjëherë më parë, me sisteme të armatimit e me të rinj e të reja që me vullnet e guxim të pashoq i shërbejnë Republikës së Kosovës”, tha ai./Arbresh.info
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...