Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit dhe deputetë të Kuvendit, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ekrem Jashari.
Ai i shprehu familjes dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.
Për të ndjerin, kryeministri u shpreh se ishte veprimtar vetëmohues dhe punëtor i pandalshëm i çështjes kombëtare, dhe se idealet e tij për liri të popullit, përparim të Republikës dhe bashkim të kombit do të rrojnë me secilin brez pas tij.
Ekrem Jashari vdiq më 22 qershor. Ai ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj dhe prej figurave të njohura dhe të respektuara të çështjes kombëtare. /Arbresh.info
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...