Një grabitje është raportuar në shtëpinë e aktorit të njohur Brad Pitt, në lagjen Los Feliz të Los Angeles-it, të mërkurën në mbrëmje. Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles, tre persona të dyshuar hynë me forcë përmes një dritareje të përparme dhe bastisën pronën.
Megjithëse policia nuk konfirmoi zyrtarisht se shtëpia i përket aktorit të njohur, adresa përputhet me pronën që Pitt bleu në vitin 2023, sipas të dhënave publike dhe raportimeve të mediave amerikane.
Grabitësit arritën të largohen me disa sende të vjedhura, por autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende se çfarë është marrë konkretisht. Në momentin e ngjarjes, Brad Pitt nuk ndodhej në banesë. Ai ishte në Mbretërinë e Bashkuar, ku mori pjesë në premierën e filmit të tij të ri F1 në Londër, së bashku me Tom Cruise dhe kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 me orën lokale, ndërsa policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri tani nuk janë raportuar arrestime, dhe nuk është bërë publike vlera e sendeve të vjedhura.
Shtëpia, e cila ka tre dhoma gjumi, ndodhet në një zonë të qetë pranë Griffith Park, jo larg nga shenja e famshme e Hollyëood-it. Pronës i mungon kontakti i drejtpërdrejtë me rrugën dhe është e rrethuar me gardh dhe bimësi të dendur, që ofron mbrojtje vizuale.
Ky incident vjen në vijim të një sërë rastesh të ngjashme në Los Angeles që kanë shënjestruar banesa të personazheve të njohur të ekranit, përfshirë aktoren Nicole Kidman dhe këngëtarin Keith Urban. Vetëm muajin e kaluar, një burrë u arrestua për përndjekje dhe vandalizëm, pasi përplasi makinën në portën e shtëpisë së ish-bashkëshortes së Pitt, Jennifer Aniston.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi