Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.R për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës në maj të vitit 1999.
Sipas aktakuzës, D.R dyshohet se në periudhën 7-10 maj 1999, ka marrë pjesë në një sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare.
Ai akuzohet për bashkëkryerje në vrasjen e tre civilëve shqiptarë, keqtrajtimin fizik të tyre, dëbimin e dhunshëm të banorëve, si dhe për plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtëpive në disa lagje të Gjakovës.
Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza mbështetet në dëshmitë e viktimave dhe dëshmitarëve okularë, identifikimin e të pandehurit përmes fotografive, raportet e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe prova të tjera materiale të mbledhura gjatë hetimeve.
I pandehuri ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase për shkak të rrezikut të arratisjes.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...