Talenti i ri i mesfushës, Hamza Muqaj, është lojtari më i fundit që i bashkohet klubit gjerman Holstein Kiel.
19-vjeçari kosovar transferohet nga FC Carl Zeiss Jena dhe ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri më 30 qershor 2028.
Muqaj, i rritur në akademitë e futbollit në Berlin, bëri kalimin te Jena U19 në verën e vitit 2023 nga FC Hertha 03 Zehlendorf.
Në sezonin e fundit ai regjistroi 26 paraqitje në Regionalliga Nordost, duke bërë debutimin edhe me ekipin e parë.
Mesfushori që është pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës, u shpreh entuziast për këtë hap në karrierë.
“E di që kalimi në Kiel është një hap i madh, por besoj se Holstein është vendi i duhur për zhvillimin tim. Jam shumë i motivuar të filloj”, tha ai.
Kiel këtë edicion do të bëj gara në Bundesliga 2, pasi sezonin që lamë pas nuk arriti t’i mbijetojë Bundesligës. Ata u pozicionuan në vendin e 17-të në renditjen tabelare./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...