Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka bërë të ditur se që nga ditët e para kur bizneset hasën në pengesa për të kryer procesin e regjistrimit, Dhoma është angazhuar për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.
Sipas njoftimit, në takimin që është mbajtur me zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit Civil dhe Policisë, nga kjo e fundit janë njoftuar që ata kanë pezulluar përkohësisht gjobat e trafikut për bizneset, vetëm në rastet kur rastet kur vozitësit e automjeteve nuk janë identifikuar, përderisa gjobat e bizneseve në rastet kur vozitësit janë identifikuar, mbeten në fuqi deri në zgjidhjen e kësaj çështje.
Zyrtarë të Dhomës kanë kërkuar që ky pezullim të aplikohet për të gjitha llojet e gjobave të bizneseve deri në gjetjen e një zgjidhje të drejtë dhe të përballueshme.
“Dhoma është jashtëzakonisht e shqetësuar me qasjen që institucionet përgjegjëse kanë zgjedhur të veprojnë karshi kësaj situate, duke bllokuar të gjithë flotën e automjeteve të një biznesi dhe jo automjeti, i cili është gjobitur.”, thuhet në njoftim.
Sipas tyre, kjo po pamundëson regjistrimin e të gjitha mjeteve të tjera që nuk kanë asnjë detyrim të papaguar.
“Për ne mbetet e paqartë pse ky nen (Neni 89, paragrafi 4), nuk u aplikua nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, (Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor) në muajin mars 2024, por tani.”, thuhet tutje.
DhTIK u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të reflektojnë dhe të angazhohen në zgjidhjen e kësaj bllokade./Arbresh.info/
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...