Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mirëpriti Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.
Kurti çmoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Norvegjisë dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit, si dhe në proceset integruese, përfshirë mbështetjen aktive të saj për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në fushës e mbrojtjes dhe sigurisë, energjisë dhe teknologjisë së informacionit. Çështjet rajonale dhe tema tjera me interes të përbashkët, ishin po ashtu pjesë e diskutimit përgjatë takimit.
Kryeministri e falënderoi Norvegjinë për rolin e saj në arritjen e Marrëveshjes Tregtare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s, e cila krijon mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe raporteve tregtare./Arbresh.info
Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: Jam i thyer në...
Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve, përveç Ramës marrin pjesë e...
Arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj, kërkohej me urdhërarrest –...
Al-Nassr shpall futbollistin e sezonit – dhe nuk është Ronal...
KEDS me punime, në këto qytete do të ketë ndërprerje të rrym...
Të martën mbahet protestë në Tiranë në mbështetje të student...