Arsenali ka finalizuar transferimin e portierit Kepa Arrizabalaga nga Chelsea, sipas raportimeve të Fabrizio Romano.
Portieri 30-vjeçar spanjoll i bashkohet ‘Topçinjve’ si zëvendësues i David Rayas, me marrëveshjen që thuhet se kap vlerën e 5 milionë funtesh.
Ky transferim u mundësua nga një klauzolë lirimi që Kepa e kishte përfshirë në kontratën e tij me Chelsean gjatë verës së kaluar.
Klauzola i jepte mundësinë të largohej për një tarifë të caktuar dhe Arsenali e ka aktivizuar atë për ta sjellë portierin në ‘Emirates’.
Ish-portieri i kombëtares spanjolle pritet të rivalizojë Rayën për vendin e titullarit, duke i dhënë Mikel Artetës më shumë alternativa në portë.
Përvoja dhe cilësia e Kepas konsiderohen si një aset i vlefshëm për skuadrën, ndërsa ai është përforcimi i radhës pas mbërritjes së Martin Zubimendit.
Transferimi i Kepas vjen pas një periudhe të përzier shtatëvjeçare te Chelsea, ku ai fitoi katër trofe të mëdhenj dhe regjistroi 163 paraqitje. /Telegrafi/
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...
Tragjedi në Orikum, dyshohet se burri vrau gruan më pas vete...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, policia br...
Identifikohen të lënduarit nga zjarri në Zvicër, në mesin e ...