Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se Blloku B1 i KEK-ut është kthyer në funksion sot rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe sipas tij, blloku ka dalë nga funksioni pas një ore e gjysmë punë.
Mustafa ka pyetur se çfarë po bën menaxhmenti i KEK-ut dhe sipas tij Prokuroria duhet të hetojë me urgjencë dhe prioritet keqpërdorimet që po ndodhin.
“Blloku B1 rreth orës 10:00 është kthyer në funksion… e në 11:30 ka ra përsëri nga sistemi. Çka po bën ky menaxhment i VV në KEK kështu?Çka po bën prokuroria e shtetit? KEK si prodhuesi më i madh vendor i energjisë ka rëndësi jetike për sigurinë kombëtare, përveç asaj ekonomike. Duhet hetuar këto keqpërdorime me urgjencë dhe prioritet”, tha Mustafa./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...