Futbollistët e Auckland City nga Zelanda e Re kanë krijuar befasinë më të madhe të Kupës së Botës për Klube deri tani, duke barazuar 1:1 ndaj favoritëve të Boca Juniors dhe duke fituar një pikë historike.
Golin e artë për ekipin modest e realizoi Christian Gray, i cili është mësues me profesion. Ky gol erdhi pas dy humbjeve të rënda në raundet e para kundër Bayern Munich dhe Benfikës, ku Auckland pësoi plot 16 gola.
Për argjentinasit shënoi Nathan Garrow në pjesën e parë, duke i dhënë Boca Juniors avantazhin e hershëm. Megjithatë, skuadra nga Zelanda e Re reagoi dhe barazoi me golin e Gray, duke siguruar një rezultat të paharrueshëm.
Statistikat tregojnë dominimin e Boca Juniors: 41 goditje drejt portës, 10 në kuadrat, 74% posedim topi dhe plot 20 goditje këndi. Por, pavarësisht presionit të madh, ata nuk arritën të siguronin fitoren kundër skuadrës amatore.
Dallimi mes dy klubeve është i madh edhe në renditje dhe vlerë. Boca ndodhet në vendin e 152-të sipas listës së Optima-s, ndërsa Auckland në vendin e 4,971-të.
Sipas Transfermarkt, vlera e skuadrës argjentinase arrin në 86.55 milionë euro, rreth 19 herë më shumë se vlera e Auckland-it që është vetëm 4.58 milionë euro.
Pavarësisht barazimit, të dyja skuadrat përfunduan aventurën në fazën e grupeve, me Benfikën dhe Bayern Munich që siguruan kalimin në fazën tjetër të turneut. /Telegrafi/
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...
Tragjedi në Orikum, dyshohet se burri vrau gruan më pas vete...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, policia br...
Identifikohen të lënduarit nga zjarri në Zvicër, në mesin e ...