Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës po vazhdon tash e disa muaj, ndërsa deputetët do të mblidhen sot për herë të 37-të, në një tjetër përpjekje për ta konstituuar Kuvendin dhe për të zgjedhur kryetarin e tij.
Seanca është thirrur të fillojë në orën 11:00, por mbetet të shihet nëse do të ketë zhvillime konkrete apo nëse do të përsëritet një tjetër dështim.
Në seancën e kaluar, deputetët nuk arritën të formojnë Komisionin për organizimin e votimit të fshehtë, i cili është i domosdoshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ky bllokim po ndodh për shkak të refuzimit të partive opozitare për të propozuar anëtarë në këtë komision, duke pamundësuar formimin e tij.
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...