Inzaghi e do tek Al-Hilal futbollistin e Interit

21:32 | 24 Qershor 2025
D.H

Trajneri i Al-Hilal, Simone Inzaghi dëshiron ta transferoj te skuadra që tani ai po drejton, ish-lojtarin e tij tek Interi, Henrikh Mkhitaryan.

Edhe pse në një intervistë të fundit për “La Repubblica”, armeni deklaroi se nuk mendon largimin nga Inter dhe është i gatshëm të respektojë kontratën, e cila skadon verën e vitit të ardhshëm, për të ka interes konkret nga Al-Hilal, shkruan Arbresh.info.

Armeni me një karrierë të gjatë në futbollin evropian, mund të ribashkohet me Inzaghin në Arabinë Saudite.

Trajneri ka një marrëdhënie të shkëlqyer me lojtarin me përvojë dhe e di saktësisht se çfarë mund të ofrojë ai brenda dhe jashtë fushës.

Për më tepër, aftësia e Mkhitaryan për t’u përshtatur në pozicione të ndryshme, e bën atë një aset të vlefshëm për çdo skuadër.

Në moshën 36-vjeçare, Mkhitaryan ruan ende një formë të jashtëzakonshme fizike dhe vazhdon të jetë një lojtar kyç në ndeshje të rëndësishme.

Megjithatë, aventura së tij tek Inter duket se i ka ardhur fundi. Klubi zikaltër nuk pritet të nxjerrë probleme për largimin e Mkhitaryan drejt Arabisë Saudite dhe marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për një shifër të vogël, duke ditur që kontrata e armenit skadon verën e ardhshme.

Mkhitaryan është transferuar tek Interi në vitin 2022 nga Roma. Teksa karrierë ka bërë edhe tek Arsenali, Manchester United, Dortmundi e Shakthari./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale