Roony Bardghji është shumë pranë kalimit te gjiganti spanjoll FC Barcelona.
Sipas raportimeve nga gazetarët e njohur Santi Aouna dhe Fabrizio Romano, marrëveshja mes Barçës dhe FC Copenhagen është thuajse e finalizuar dhe pritet të përmbyllet brenda kësaj jave, përfshirë testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.
Nëse nuk ndodh këtë javë, gjithçka pritet të zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme.
Barcelona do të paguajë 2.5 milionë euro, ndërsa FC Copenhagen ka siguruar edhe një 15% klauzolë nga shitja e ardhshme të lojtarit.
19-vjeçari Bardghji, një nga talentet më premtues në rolin e anësorit, do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me klubin katalanas.
Në të njëjtën kohë, Barcelona vazhdon punën për të siguruar edhe shërbimet e Nico Williams, një tjetër objektiv i rëndësishëm në këtë merkato verore./Arbresh.info
??? Roony #Bardghji to FC Barcelona, considered a done deal!
If all goes according to plan, the transfer is expected to be finalised this week — including medical tests and the signing. Otherwise, early next week at the latest.
Barca will pay €2.5 million, and FC Copenhagen… pic.twitter.com/APjMJHqbRw
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 24, 2025
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...
Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
Ra nga Ura e Moglicës, nesër i jepet lamtumira e fundit 67-v...