Testimi i ndërtimit të urës kryesore mbi lumin Ibër, në pjesën veriore të Mitrovicës, është duke u zhvilluar aktualisht.
Punëtorë janë parë duke vendosur shirita të verdhë mbi asfaltin e urës, në të dy anët dhe në mes të saj.
Sipas burimeve jozyrtare te mediumit kossev, pritet të kryhet një provë e qëndrueshmërisë së urës, ngjashëm me testimin që u bë vitin e kaluar me kamionë të rëndë.
Në urë po vërehet gjithashtu prania më e madhe e anëtarëve të KFOR-it, në krahasim me zakonisht.
Informacione nga misioni i NATO-s tregojnë se këto testime të reja dyshohet të jenë organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila ka zhvilluar aktivitete të ngjashme në të kaluarën.
Portali ka kontaktuar Zyrën e BE-së për të kërkuar konfirmim dhe detaje mbi testimin aktual, qëllimin dhe rëndësinë e tij, por nuk ka marrë përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.
Mediumi Arbresh.info ka kontaktuar edhe me zëvendësdrejtorin e Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili tha se nuk kanë asnjë informacion lidhur me rastin.

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...