Nisja e luftës mes Iranit dhe Izraelit, bëri që çmimet e derivateve në vendin tonë të ngritën ende pa pasur asnjë lëvizje në çmim në vende tjera evropiane.
Marrëveshja për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit nuk zgjati as 24 orë, a do ndikojë kjo në ngritjen e çmimeve në vendin tonë, marrë parasysh që shumica e produkteve importohen nga jashtë dhe se lufta mund të ndikoj në ngritjen e derivateve.
Nga 1.17 sa ishte çmimi i naftës, menjëherë pas nisjes së luftës Iran- Izrael, çmimi shkoi me një ngritje në 1.27 euro për litër, raporton Arbresh.info.
Ekonomisti Burim Berisha nuk përjashton mundësin e rritjes e rritjes së çmimeve në Kosovë si pasoj e luftës në Lindjen e Mesme. Rreziku sipas tij, vjen nëse mbyllet ngushtica e Hormuzit, ku kalon mbi 20% e naftës globale.
Ngritje të çmimit, sipas tij, mund të kenë produktet esenciale që importohen në Kosovë, përfshirë ;vajrat ushqimor, mielli, sheqeri orizi, produktet e grurit dhe qumështit.
“Një konflikt Iran-Izrael mund të rrezikojë furnizimin përmes ngushticës së Hormuzit, ku kalon mbi 20% e naftës globale. Kjo do të sillte rritje të çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare, duke ndikuar direkt edhe në Kosovë. Rritja e çmimit të naftës do të rrisë koston e transportit dhe prodhimit të mallrave të importuara, përfshirë: Vajra ushqimorë Miell, sheqer, oriz, dhe produkte të grurit Qumësht dhe produkte të tij Pemë dhe perime të importuara”, shprehet ai për Arbresh.info.
Berisha nuk e përjashton mundësin që edhe në sektorin e energjisë elektrike të ketë rritje të çmimeve.
“Nëse çmimet e gazit dhe naftës rriten, rritet edhe kostoja për prodhimin e energjisë në vendet fqinjë (nga ku Kosova importon energji në raste mungese). Kjo mund të përkthehet në çmime më të larta për rrymën në periudha kritike. – Materiale ndërtimi dhe lëndë të para Çimento, hekur, alumini, plastika – shumica vijnë nga importi. Rritja e çmimeve të transportit dhe energjisë do të ndikojë në industrinë e ndërtimit”, thekson Berisha.
Megjithatë, ekonomisti tregon për masat që duhet ndërmarr për parandalimin e inflacionit në vend.
“ Monitorim dhe kontroll i tregut të derivateve; Subvencionim i produkteve esenciale ; Rritja e rezervave shtetërore ; Mbështetje për prodhimin vendor ; Politika fiskale dhe doganore fleksibile si dhe fuqizimi i Agjencisë Kundër Spekulimeve me Çmime”, pohon Berisha.
Ndonëse vendi është alarmuar për rritje të çmimit të derivateve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka intensifikuar inspektimet në sektorin e tregtimit të derivateve të naftës në të gjithë territorin e Kosovës.
Kaçaniku: Qeveria t’i sigurojë e garantojë standard jetësor të dinjitetshëm dhe balancim të t’ ardhurave me shpenzimet jetësore
Në anën tjetër, Selatin Kaçanik nga Organizata Joqeveritare “Konsumatori”, thotë se ndikimi tregtar nga konflikti në Lindjen e Mesme nuk është i drejtpërdrejt në Kosovë.
Kjo sipas tij, pasi Kosova nuk ka shkëmbime të mëdha as me Izraelin dhe as me Iranin, por efekti i saj është rrethanor.
“Kjo luftë kaherë ka nisur ndikimin e heshtur, ndikimin rrethanor. Shpërthimi i çmimeve mund të dëgjohet shpejt, jo vetëm me rritjen e çmimeve. Ani se Republika e Kosovës nuk ka një transaksion të lartë tregtar as me Izraelin as me Iranin, shpërthimi rrethanor i çmimeve mund të dëgjohet shpejt nëpërmes ofertave nga shtetet tjera dhe me “artikujt tjerë”, shprehet ai.
Sipas Kaçanikut, përkundër faktit se eksporti i Iranit ishte nën embargo, disa produkte, në veçanti nafta e papërpunuar, arrin në tregun e Evropës, pra edhe të Republikës së Kosovës, nëpërmes kanaleve të ndryshme.
Ndër të tjera, ai theksoi se rritja e çmimeve pritet të ndodhë kryesisht në sektorët që lidhen me karburantet, lubrifikantët dhe produktet energjetike, duke mos lënë anash as artikujt ushqimor.
Kaçaniku trego për masat që mund të marr Qeveria në detyrë për lehtësimin e jetesës së qytetarëve.
“Qeveria duhet ta njohë qytetarin konsumator, duhet ta ketë në program veprimi e me prioritet dhe ta zbatojë mandatin që e ka ndaj tij – t’i sigurojë e garantojë standard jetësor të dinjitetshëm dhe balancim të të ardhurave me shpenzimet jetësore. Qeveria duhet t’i kompletojë ambasadat tona edhe me ekspertë / zyrtarë / konzuj komercial / tregtarë”, thotë Kaçaniku.
Berjani : Pas armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, çmimet e derivateve nisën të bien
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Natarëve, Fadil Berjani ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten në mënyrë ekstreme dhe sipas tij, ka gjasa edhe të ketë krizë globale.
Ndonëse një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, Berjani në një prononcim për Arbresh.info tha se qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me naftën më të lirë në rajon.
“Në këtë krizë globale të derivateve te naftës qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime të naftës më të lira në regjion. Me rastin e sulmit ndaj Iranit nga ShBA ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme dhe ka gjasa të jetë krizë globale”, thotë ai.
Mirëpo, pas marrëveshjes së Iranit dhe Izraelit për armëpushim, e cila nuk zgjati shumë, Beriani në një postim në Facebook, bëri të ditur se pasi në Lindjen e Mesme kanë filluar të ulen tensionet, edhe në Kosovë çmimet e derivateve kanë filluar të bien shpejt.
Sipas Berjanit, kjo ka ndodhur pasi është arritur marrëveshja për armëpushim mes Iranit dhe Izraelit.
“Pas marrëveshjes për armëpushim mes Iranit dhe Izraelit, tensionet janë ulur dhe çmimet e naftës kanë filluar të bien. Tregjet nuk po e shohin më si të afërt rrezikun për një luftë të madhe apo mbylljen e ngushticës së Hormuzit, që është rrugë kyçe për furnizimin me naftë. Prodhimi i lartë nga SHBA dhe kërkesa më e dobët nga Kina dhe Europa po e shtyjnë çmimin edhe më poshtë. Por nëse armëpushimi prishet ose ka ndonjë sulm në zonat e naftës, çmimet mund të rriten sërish shumë shpejt”, ka shkruar ai në Facebook.
Çmimet aktuale
Çmimet aktuale në Kosovë janë: Diesel: 1.22€-1.32€; Benzine: 1.21€-1.31€; Maqedoni e Veriut: Diesel: 1.18 cent; Benzina: 1.22cent; Çmimet në rajon, janë: Shqipëri : Diesel: 1.91 cent; Benzina: 1.94 cent; Serbi: Diesel: 1.81 cent; Benzina: 1.84cent; Mali i Zi: Diesel: 1.51cent; Benzina: 1.54 cent; Bosnje e Herecegovina: Diesel: 1.48 cent; Benzina: 1.49 cent
Çka është Ngushtica e Hormuzit dhe pse është kaq e rëndësishme?
Ngushtica e Hormuzit është një kalim detar shumë i ngushtë. Ajo konsiderohet një nga pikat më strategjike në botë dhe luan një rol jetik në ekonominë botërore për shkak të vëllimit të lartë të naftës dhe gazit natyror që transportohet përmes saj.
Përmes kësaj Ngushtice kalojnë rreth 20% e naftës globale e tregtuar çdo ditë.
Pas sulmeve të SHBA-së mbi centralet bërthamorë në Iran, Qeveria iraniane të dielën ka urdhëruar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit duke ngritur reagime të shumta.
Mbyllja e saj ka ngjallur frikë të menjëhershme në ngritjen e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...