Shqiptarja që jeton dhe vepron në Izrael, Ita Gani, e ka përshkruar situatën që po përjetojnë vetëm pak orë pas njoftimit për një armëpushim të arritur mes Izraelit dhe Iranit.
“Sot ka qenë një mëngjes shumë i vështirë, ndoshta më i vështiri deri tani”.
“Kemi pasur sulme të njëpasnjëshme, mund të them katër ose pesë, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha, madje edhe në ndërtesat e banuara. Ka të vrarë dhe viktima. Ka qenë e tmerrshme”, tha Gani në emisionin “Kosova Today” .
Ajo shprehet se armëpushimi i shpallur duket se nuk është respektuar dhe situata mbetet shumë e tensionuar.
“Siç duket, armëpushimi ishte vetëm një lojë. Sirenat filluan sërish dhe pasuan sulmet nga Irani”, tha Gani.
LEXO EDHE:
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...