
Israel's outgoing Foreign Minister Israel Katz during the handing over ceremony at the Ministry of Foreign Affairs in Jerusalem on November 10, 2024. (Photo by Menahem KAHANA / AFP) (Photo by MENAHEM KAHANA/AFP via Getty Images)
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi të martën se Izraeli do të “përgjigjet me forcë” ndaj asaj që ai e quajti “shkelje e plotë” e armëpushimit nga ana e Iranit, marrëveshje kjo e shpallur më herët nga Presidenti amerikan Donald Trump.
“Kam udhëzuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), në koordinim me Kryeministrin, që të vazhdojnë operacionin intensiv për të goditur Teheranin dhe për të penguar objektivat e regjimit iranian dhe infrastrukturën e tij terroriste,” deklaroi Katz.
Një zyrtar i IDF-së tha për CNN se ushtria izraelite ka kapur dy raketa të lëshuara nga Irani në drejtim të Izraelit, duke shtuar tensionet vetëm pak orë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Ushtria izraelite njoftoi më herët të martën se armëpushimi me Iranin kishte hyrë në fuqi në orët e mëngjesit.
LEXO EDHE:
Një rast i rëndë dhe i ndjeshëm është regjistruar në Vushtrr...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura